Deputeti i VV-së, Hekuran Murati sërish ka akuzuar Opozitën për bllokim të Kuvendit të Kosovës.
Ai në hollin e Kuvendit të Kosovës, para mediave tha se një situatë e tillë po vjen për shkak të atyre që nuk po votojnë për Haxhiun kryeparlamentare.
“Kuvendi deshtoi sërish të konstituojë vetveten pasi disa deputetë refuzojnë të votojnë për Albulena Haxhiun, e drejtë e jona për të propozuar. Kjo po vjen për shkak të atyre që nuk po votojnë fare që po e bllokojnë”, tha ai raporton GazetaBlic.


