Lajme

Murati reagon ndaj Hysni Gucatit: Shpifje monstruoze, kam dorëzuar padi dhe do të kërkoj që shpifja të bëhet vepër penale

09/16/2025 22:16
nga:Genita C

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ashpër ndaj një deklarate nga Hysni Gucati, ku ky i fundit tha se Murati “babën dhe vëllaun e ka shpiun”, raporton GazetaBlic.

Murati e cilëson këtë si “shpifje monstruoze” që, sipas tij, është thënë për herë të parë sa ishte gjallë babai i tij.

Murati njoftoi se ka dorëzuar padi për shpifje, por kritikoi gjyqësorin për mosveprim të shpejtë dhe efikas.

Ai theksoi se në ndryshimin e ardhshëm të Kodit Penal do të angazhohet që shpifja të kualifikohet si vepër penale.