Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ka pasur komuna që e kanë pritur mirë dhe e kanë mirëkuptuar vendimin për vlerësim të pronave e që kjo qon në rritje të tatimit.
Ai ka thënë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e mirëpriti këtë vlerësim e sidomos vlerësimin për pronat në qendër të kryeqytetit por në kundërshtim më i zëshëm ishte, nënkryetari Alban Zogaj.
“Për vlerësimin na ka thënë se është mirë, sidomos për zonën qendër, për këtë e kam parë që më shumë është ankuar nënkryetari i komunës. Nuk mund t’i rregulloj edhe çështjet e brendshme”, ka thënë ministri Murati.