Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se çmimi i grurit e vajit ushqimor në bursa ndërkombëtare ka rënë aty ku ishte para pandemisë.
Ai ka potencuar se e njëjta situatë është edhe me çmimet që shohim të deklaruara në Doganë, (referuar fotografisë).
Murati tutje ka thënë se pavarësisht kësaj ‘qytetarët vazhdojnë të paguajnë bukën më shtrenjtë, sepse opozita e bllokoi Ligjin për Çmime Tavan në Gjykatë Kushtetuese’ raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Çmimi i grurit e vajit ushqimor, në bursa ndërkombëtare ka rënë aty ku ishte para pandemisë. E njëjta situatë është edhe me çmimet që shohim të deklaruara në Doganë (foto 2).
Mirëpo qytetarët vazhdojnë të paguajnë bukën më shtrenjtë, sepse opozita e bllokoi Ligjin për Çmime Tavan në Gjykatë Kushtetuese.