Lajme

Murati pyet LDK-në, për buxhetin e Prishtinës: Kush qenka bllokuesi?

11/06/2025 09:32
nga:Genita C

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për refuzim të miratimit të buxhetit komunal.

Përmes një postimi në Facebook, Murati bën me dije se Komuna e Prishtinës është në mesin e tri komunave që ende nuk kanë miratuar në Kuvend buxhetin e 2025-tës.

“Janë me miliona euro fatura të papaguara si pasojë e mungesës së buxhetit për vitin 2025 për këto komuna, e rrjedhimisht edhe shumë punëtorë të ndërmarrjeve publike lokale janë pa paga.

Çka mund t’i thuhet këtij veprimi të LDK-së?” u shpreh Murati.