Ministri i Financave, Hekuran Murati ka prezantuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, raporton GazetaBlic.
Murati thotë se pas 11 vitesh po rritet paga minimale dhe miratimi i këtij projektligji është i domosdoshë.
“Sot prezantojmë projektligjin që parasheh t’i ndryshojë dhe plotësojë disa ligje që mundësojnë pas 11 viteve të ngritët paga minimale”.
“Ky projektligj ka për qëllim që fillimisht të krijojë qartësi juridike që përcaktojnë shumën e beneficionit dhe ndërlidhen me pagën minimale. Ky projektligj parasheh lirimin nga tatimi dhe e plotëson procedurën se si vihet deri tek paga minimale në raste kur mund të ketë edhe “ngërrçe” në Këshillin ekonomik social”, tha Murati.


