Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar në Facebook pasi Kosova renditet në vendin e 99-të në Indeksin e Lirisë së Medias.
Murati ka thënë se pretendimi se liria e mediave në Kosovë qenka më keq se në Serbi është thellësisht i pasaktë.
Murati shton se në përmbajtje raporti është pak a shumë edhe ajo çfarë ata kanëd ekalruar.
“Mediat financohen nga reklamat e sektorit privat, dhe në disa raste edhe nga autoritetet KOMUNALE apo PARTITË POLITIKE. Për më tepër, PËRMES PRONARËVE TË TYRE, redaksitë e mediave private janë të ekspozuara ndaj NDËRHYRJEVE nga grupet e fuqishme të BIZNESIT DHE POLITIKËS.”Pra edhe raporti po thotë që pronarët e mediave private, ndërhyjnë në mediat e tyre për të shtyrë përpara axhenda për parti politike apo për biznese të caktuara” shkruan Murati raporton “Gazeta Blic”.
Ai tutje tha se ‘konferencën e sotme AGK-ja është dashur ta mbajë para zyreve të ndonjë oligarku që kontrollon media, e jo para qeverisë’.
Reagimi i plotë:


