Lajme

Murati pret të dërguarin britanik për tregti, ai përmend sektorin energjetik për investime

02/16/2024 17:36
nga:Sh R

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka pritur në takim Martin Vickers, deputet në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar si dhe i Dërguar i Veçantë për Tregtinë në Ballkanin Perëndimor.

Ata kanë biseduar për mundësitë e të investuarit në Kosovë duke vënë theks tek investimet në sektorin e energjisë, infrastrukturës dhe sigurisë.

“Ministri Murati përmendi edhe potencialin për investime në fushën e prodhimit në Kosovë si dhe lirinë e lëvizjes si katalizator për rritjen e bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve”, thuhet në kumtesë.

“Nga ana e tij, Z. Vickers përmendi disa nga prioritetet e qeverisë britanike dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në sektorët e energjisë, mjedisit si dhe ndarjen e njohurive nga organizimi i Lojërave Olimpike, tash që Kosova është përzgjedhur si vend nikoqir për Lojërat Mesdhetare 2030”.

Të dyja palët janë përmendur miqësinë shumëvjeçare dhe kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit.