Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, ka folur për media pas dështimit të seancës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Murati tha se partitë e tjera (LDK-PDK-AAK) me votën e tyre kundër ata po bëjnë të pamundur konstituimin e Kuvendit.
Ai tha se tashmë po shihet se kush po e bllokon formimin e institucioneve.
“Me votën e tyre kundër ata po bëjnë të pamundur konstituimin e Kuvendit. Tek Konstituimi i Kuvendit është pluralizëm demokratik. Po e shohim kush po bllokon, po dalin të vërteta të gjitha pretendimet se ‘gjoja’ VV-ja po heziton të propozojë kandidat, ja ku e keni Albulena Haxhiun.
Ndërsa sa i përket propozimit të dy emrave nga ana e AAK-së, Murati pati këtë përgjigje.
“Smund të marrim propozime nga partia që është e katërta në radhë” tha Murati raporton “Gazeta Blic”.


