Lajme

Murati, opozitës për impotin: Nga vendi i parë, as në top pesshe s’e keni Serbinë, ju kërkoj ndjesë

11/11/2024 12:45
nga:N K

Ministri i Financave, Hekuran Murati, duke i reaguar deputetit të PDK’së, Mërgim Lushtaku, për importin.

“Në kohën kur ju keni qenë bashkë me LDK’në po i marr top pesë shtetet prej nga ka importuar Kosova: Vendi i parë ka qenë Serbia me 450 milionë euro, vendi i dytë ka qenë Gjermania me 378 milionë euro, vendi i tretë ka qenë Turqia 292 milionë euro, Kina me 275 milionë dhe Italia me 194 milionë”, ka thënë Murati.

Pasi Murati tha se do të tregojë top pesë shtetet prej të cilave ka importuar Kosova gjatë vitit të kaluar, u bë pak zhurmë në Kuvend.

Ai iu drejtua opozitës duke iu thënë “pritni, mos t’iu vjen inati, pse po ju vjen inati”.

Murati tregoi pesë shtetet prej të cilave më së shumti importon Kosova.

“Në vendin e parë është Turqia, në vendin e dytë Gjermania, në vendin e tretë Kina, e katërta Greqia, e pesta Shqipëria. As në top pesshe se keni Serbinë, kërkoj ndjesë”, tha Murati.