Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha sot se opozita po kërkon braktisje të institucioneve.
Në një shkrim në rrjetet sociale të mërkurën, Murati tha se kërkesa e opozitës është diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.
“Ta kemi të qartë, opozita nuk po kërkon dorëheqje nga institucionet. Opozita po kërkon braktisje të institucioneve”, tha Murati.
“Diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, e nuk i është kërkuar asnjë qeverie tjetër.”


