Lajme

Murati: Opozita po e bllokon reformën për skemën sociale

07/19/2022 18:43
nga:Astrit Gashi

Ministri i Financave dhe Transfereve Hekuran Murati, ka folur për bllokimin e reformës për skemën sociale.

Ai ka thënë se opozita është ajo që po e bllokon votimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare me BERZH-in dhe nuk po voton në kuvend.

“Ka qenë një praktikë edhe në qeverisjet e kaluara që të votohen Marrëveshjet Ndërkombëtare por tani opozita po e bllokon reformën e skemës sociale”, ka thënë Murati.