Lajme

Murati: LDK’ja ka manipuluar me votat e mërgatës

03/04/2025 23:49
nga:Genita C

Ministri i Financave Hekuran Murati thotë se LDK’ja ka manipuluar me votat e mërgatës.

Murati pëmes një shkrimi në Facebook kërkon nga organet e rendit që të vihen në lëvizje, pasi sipas saj kjo hedh hije të zezë mbi procesin zgjedhor.

“Tashmë ka argumente të shumta që faktojnë manipulimin e votës me postë nga ana e LDK-së. Kjo hedh hije të zezë mbi këtë proces zgjedhor dhe është e papranueshme”, shkroi Murati.