Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se nëse dikush është kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duhet të ketë një opsion tjetër në tryezën e bisedimeve.
Nëse je kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duhet të kesh opsion tjetër në tryezën e bisedimeve, ka thënë kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.
Por, thekson Murati, nëse opsioni tjetër dëmton interesat e Kosovës, mund të tërhiqesh nga këto qëndrime.
“Thashë unë jam kundër Asociacionit, por ti duhet të jesh i sinqertë, nëse je kundër se ke një opsion tjetër nga fillimi, e vendos në tryezën e bisedimeve, kërkon që të zgjidhet më një parim tjetër. Ose nëse presioni është aq i madh sa mund ta dëmtojë Kosovën, mund edhe të tërhiqesh, pasi nuk bëhet kiameti nëse tërhiqesh për një moment nga një projekt që konsiderohet i dëmshëm”, ka thënë Murati në “FIVE”.
Murati duke ritheksuar se është kundër Asociacionit, ka shtuar se politikat populiste e kanë vendosur Kosovën në pozicion të pafavorshëm.
Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk duhet të tallet duke thënë se dialogu është prioriteti i tij i gjashtë apo i shtatë.
“Unë jam kundër Asociacionit dhe mendoj që do të ishte problematike për shtetin e Kosovës, për konsolidim e tij dhe funksionalitetin, por që çështja është se me këtë lloj politikanësh që kemi në krye e në përgjithësi që i kemi pasur në skenën politike. Kur ti nuk ki opsione tjera, kur ti nuk je aktiv, përkundër që një kohë ta gjatë na kanë lutur bashkësia ndërkombëtare cilat janë opsionet e tua, ata do t’u kthehen opsioneve të cilat i ke nënshkru.
Dhe do të thonë, shiko ne patëm edhe opsione tjera patëm ripërcaktimin e kufijve e mundësi tjera, ti i refuzove, por këtë e keni obligim që nga viti 2013. Dhe ne vendosmi me këto politikat popullsite në pozicion shumë të vështirë, kur vetëm ti vendosësh në presion.
Ndërsa, zoti Kurti e ka pasur gjithë kohën e botës, prej kohës që është bërë kryeministër e të mos tallet me ne që thotë se bisedimet i kam çështje të gjashtë e shtatë prioritet, por të thotë që i kam të parin dhe të futet në ofensivë siç i kërkonte në atë kohë zoti Eskobar, pa vendosur kusht”, ka shtuar Murati.