Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Avdullah Hotit, pasi ky i fundit tha se Qeveria është fajtore për shpenzimet e terminaleve doganore, pasi sipas tij, këto shpenzime nuk i paguajnë bizneset, por qytetarët, përmes taksave.
Hoti gjithashtu ka vlerësuar se me 400-500 mijë euro për ndërtimin e një çerdheje për fëmijë, do të mund të ndërtoheshin 20 çerdheve.
Në përgjigje të kësaj, ministri Murati tha se Qeveria po i bën edhe terminalet shtetërore, edhe çerdhet, ndërsa Qeveritë e kaluara, sipas tij, nuk e kanë bërë asnjërën.
“Le ta pyet dikush deputetin Hoti se, sa çerdhe i patëan ndërtu me paratë që i paskan kursy nga privatizimi terminaleve gjatë kohës sa ky me partinë e tij kanë qenë në qeverisje. Qeveria jonë po i bën edhe terminalet shtetërore, edhe çerdhet! Ata para nesh, as terminale, por as çerdhe. Madje edhe ato pak çerdhe që ishin ndërtuar nga komunat, i kanë lënë pa staf”, ka shkruar Murati në Facebook.
Reagimi i plotë:
Le ta pyet dikush deputetin Hoti se, sa çerdhe i patën ndërtu me paratë që i paskan kursy nga privatizimi terminaleve gjatë kohës sa ky me partinë e tij kanë qenë në qeverisje.
Qeveria jonë po i bën edhe terminalet shtetërore, edhe çerdhet!
Ata para nesh, as terminale, por as çerdhe.
Madje edhe ato pak çerdhe që ishin ndërtuar nga komunat, i kanë lënë pa staf.
U desh të vinte Qeveria jonë, që të alokohej edhe stafi prej 243 personave për të funksionalizuar çerdhet që kishin mbetur të pafunksionalizuara nëpër komuna.


