Lajme

Murati: Ekonomia me rritje për 4.27% në tremujorin e dytë, ulet edhe inflacioni

09/20/2024 19:13
nga:Y I

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ekonomia e vendit ka vazhduar me rritje edhe në tremujorin e dytë të vitit.

Sipas Muratit, rritja shënohet me 4.27 për qind.

“Ekonomia vazhdon rritjen me 4.27% edhe në tremujorin e dytë të 2024. Pas rritjes së theksuar në tremujorin e parë me 5.62%, ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27% në terma realë sipas ASK-së, duke performuar dukshëm mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%” shkruan Murati në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: