Lajme

Murati: E drejta për të propozuar dhe për të pasur pozitën e kryekuvendarit i takon ekskluzivisht partisë fituese

04/21/2025 15:03
nga:G B

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se i takon VV’së që ta ketë pozitën e kryekuvendarit.

“Sot do të jemi në seancë siç e parasheh rregullorja e punës e kuvendit. Gjithsesi ajo që duhet të kuptojnë edhe partitë opozitare që janë tash në kuvend është se sipas kushtetutës, sipas interpretimeve nga gjykata kushtetuese e drejta për të propozuar dhe për të pasur pozitën e kryekuvendarit i takon ekskluzivisht partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.