Lajme

Murati: Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro

08/17/2023 11:36
nga:G B

Buxheti komunal parashihet të rritet deri në 742.3 milionë eruo, ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati.

Me anë të një postimi në Facebook, Murati ka bërë të ditur se buxheti i vitit 2024 parasheh një rritje prej 90 milionë eurosh krahasuar me vitin 2023.

“Dje kemi dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, e cila parasheh që buxheti i komunave të rritet në 742.3 milionë euro.  Po bëhet tashmë viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023. Kurse nga fillimi i mandatit, për tri vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë.”, ka shkruar ai.