Lajme

Murati: Albulena Haxhiu është propozimi ynë, s’ka patur dhe s’do të ketë ndryshim!

04/25/2025 10:46
nga:Y I

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, tha se Albulena Haxhiu do të vazhdojë të jetë propozimi i tyre.

Ai tha se Haxhiu është gruaja më e votuar në Kosovë dhe sipas tij duhet konsensus politik.

“Kundërshtimet që bëhen janë më shumë taktizime. Haxhiu është gruaja më e votuar në Kosovë. Ky është propozimi ynë, s’ka patur dhe s’do të ketë ndryshim” tha Murati raporton “Gazeta Blic”.