Kombëtarja e Zvicrës nesër luan ndeshjen ndaj Serbisë, e vlefshme për javën e parafundit në UEFA Nations League.
Trajneri Murat Yakin u paraqit në konferencë për media dhe foli për ndeshjen e nesërme.
Yakin shpreson që të mos ketë ndonjë incident mes tifozëve “helvetikë” dhe atyre nga Serbia.
“Dua që t’i respektojmë tifozët serbë. Nuk duhet të shahemi gjatë himnit të tyre, siç ishte rasti në Serbi.
“Duhet të futemi në mënyrë agresive qysh në sekondat e para të ndeshjes”, u shpreh trajneri i Zvicrës.
Kujtojmë se nesër nga ora 20:45 në Zurich zhvillohet ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë, ku të pranishëm pritet të ketë shumë tifozë shqiptarë.