Lajme

Murale pro-ruse në Veri: Vizatohen tanket e Putinit me disa mesazhe në to

04/02/2022 13:14
nga:Genita C

Simboli “Z” tashmë njihet si simboli i pushtimit rus të Ukrainës.

Forcat ruse, këtë simbol e kanë vënë në çdo automjet ushtarak të tyre, e madje edhe në rrobat ushtarake, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, një i tillë, po paraqitet shpesh-herë edhe në disa pjesë të Kosovës, i vizatuar në mure nga serbët.
E në disa pamje të publikuara në Twitter, shihet se si në një mur në Mitrovicën e Veriut, është vizatuar një tanke ruse, me simbolin “Z” në të dhe me ngjyrat e flamurit rus.

Ky mural nga serbët është përcjellë edhe me një mesazh; Mbi shkronjën “Z” të madhe është shkruar “Mitrovica e Kosovës, serbët për rusët”, teksa tek “Z” e vogël është shkruar “Për liri, për fitore”.