Lajme

Munsch thotë se dialogu Kosovë-Serbi rruga e vetme për çështjet politike

12/18/2024 13:59
nga:N K

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali amerikan Stuart B.Munsch, theksoi mbështetjen e NATO-s për dialogun Kosovës-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të adresuar çështjet politike për të mirën e të gjitha komuniteteve.

Ai në këto komente i bëri në Beograd gjatë takimi që ka pasur me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Komandanti i JFCNP, Admiral Munsch, u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd për të konfirmuar angazhimin e NATO-s për promovimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe për të diskutuar situatën e sigurisë në Kosovë dhe avancimin e partneritetit të gjatë të NATO-s me Serbinë. Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e NATO-s për dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të adresuar çështjet politike për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, të publikuar në Facebook.