Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi është bërë rivali i parë që ka uruar FC Prishtinën për titullin e kampionit të Superligës së Kosovës.
“Bardhëkaltërit” triumfuan me rezultat 1 – 2 ndaj skuadrës së Munishit, kësisoj siguruan titullin pas plotë tetë viteve.
Ndërkohë, Munishi ka uruar Prishtinën për titullin duke i uruar suksese edhe në garat evropiane.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Urime titulli kampion Fc Prishtina .
Urime tifozerisë Plisat
Urime grupit shumë të mirë të Lojtarve
Urime Kryesisë së klubit .
Urime Trenerit Ramadani i cili ka bërë një punë të shkëlqyer me stafin e tijë.
Shumë suksese në garat evropiane .
Respekt”, shkroi ai në Facebook.


