Sporti

Munishi: Prishtina gjithmonë do të bëjë futboll të mirë, jemi me fat që kemi Endrit Krasniqin

02/06/2023 15:21
nga:E K

Prishtina ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Dukagjinit.

Skuadra e Ismet Munishit arriti ta eliminoi Dukagjinin dhe të kaloi tutje në fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për ArtSport foli trajneri, Ismet Munishi.

“Ai është futbollist shumë i talentuar”, tha shkurtimisht për Blesa.

Munishi pati fjalë të mëdha për Krasniqin: “Kur e ke në skuadër një Endrit Krasniqi është gjithçka më e lehtë. Ai është fantastik.”

“Ne do të insistojmë nonstop që të luajmë futboll të mirë. Fitoren që ia dedikojmë kapitenit Mici që e ka ditëlindjen. Jemi me fat që kemi një kapiten si ai”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/