Sporti

Munishi për Morenon: Mirë është me çu në Air Albania, m’i thonë ky është stadiumi ynë, s’e tutna nuk na rri!

12/13/2023 16:54
nga:Lorik J

Së fundmi po raportohet se FFK është në bisedime me Robert Morenon, trajnerin e njohur spanjoll, i cili shihet si kandidat për të marrë drejtimin e kombëtares ‘Dardane’.

Pas takimeve, u raportua se Moreno pritet të vijë në Kosovë për të shikuar kushtet, përcjell GazetaBlic Sport.

Munishi ka ironizuar me këtë fakt, duke theksuar se duhet ta çojmë në ‘Air Albania’, sepse frikësohet se nuk do rri kur t’i sheh kushtet këtu.

“Mirë oshtë Morenon me qu në Air Albania mi thon ky oshtë stadioni jonë … Se tutna nuk na rrinë”, shkruan Munishi në Facebook.

Kujtojmë se stadiumi ‘Fadil Vokrri’ nuk do jetë gati deri në vitin tjetër, shkak i rinovimeve të fushës…

/GazetaBlic Sport