Sporti

Munishi paralajmëron Dritën: Të mërkurën do të tregojmë se sa e madhe është Prishtina

09/26/2022 17:34
nga:E K

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi ka paralajmëruar rivalët e Gjilanit, Dritën për ndeshjen e rradhës.

Munishi është shprehur optimist se Prishtina do ta tregojë vetën në derbin e së mërkurës, shkruan GazetaBlic Sport.

“Të mërkurën do të tregojmë se sa e madhe është Prishtina, sepse ‘rrethet’ kanë filluar ta çojnë kokën si shumë”, ka thënë ai.

“Plisat do të bëjnë atmosferë siç i ka hije klubit më të madh shqiptar”, shtoi trajneri.

Derbi mes Prishtinës dhe Dritës luhet të mërkurën, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me fillim nga ora 19:00.

/GazetaBlic Sport.