Ismet Munishi, trajneri i njohur kosovar ka folur mbrëmë për profesionalizmin në futbollin kosovar dhe skuadrat që do marrin pjesë në Europë.
Munishi theksoi se në vendin tonë ende mungojnë planet profesionale dhe kushtet maksimale për t’u përballur me disa skuadra në kualifikueset në garat evropiane, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndër të tjera, Munishi kujtoi humbjen e Malishevës nga Vikingur me rezultatin e përgjithshëm 9-0 vitin e kaluar.
“Për mos me i hangër 8 copa në Islandë, duhet me pas profesionalizëm, e jo me hangër hamburgera e qebapa”
“Ne me bukë e qebapa, me pleskavicë, pa qendër-stërvitore, t’u i rrejtë lojtarët, jo këtë muaj, jo këtë muaj, për ata i marrim nga 8 gola”, tha ndër tjerash Munishi në emisionin ‘Kampionët’.
/GazetaBlic Sport


