Sporti

Munishi: “Ishim më të mirë, krijuam aksione të rrjedhshme”

03/06/2022 15:24
nga:E K

Gjilani ka shënuar fitore solide ndaj Ulpianës.

Skuadra e Ismet Munishit ka shënuar fitore me rezultat 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Gerhard Progni dhe Shend Kelmendi në minutat 54′ dhe 77’të shënuan për fitoren e Gjilanit.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi për “Art Sport” ku u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Ne luajtëm mirë në dy pjesët, Ulpiana ishte në nivel në pjesën e parë, mundën të na dënonin në disa momente nëse do vepronin më mirë, Ulpiana e ka tranzicionin shumë të mirë, mirëpo sot ne krijuam shumë raste, kishim aksione të rrjedhshme me ritëm të mirë”, tha Munishi.

Me këtë fitore Gjilani shkon në kuotën e 46’pikëve aq sa ka edhe Ballkani që aktualisht po zhvillon takimin me Llapin.

/GazetaBlic Sport/