Sporti

Munishi: “Feronikeli na vështirësoi ndeshjen, shpresoj të rikthehen sërish aty ku iu takon”

02/20/2022 15:09
nga:E K

Gjilani arriti fitore me rezultat 1-3 ndaj Feronikelit.

Realizatorët e golave për Gjilanin ishin: Krasniqi (9′), Kqiku (82) dhe Prekazi (79′) kurse për Feronikelin shënoi Cervadiku në minutën e 87’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas përfundimit të duelit për ‘Art Sport’ foli trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi.

“Feronikeli luajti shumë mirë i përgëzoj djemtë e rinj për lojën, na vështirësuan ndeshjen, ata gjinden në situatë të vështirë, i dëshirojë që ky klub të këndellet dhe të rikthehet ashtu siç iu ka hije. Besoj që do jemi të gatshëm për ndeshjen tjetër i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion”, tha Munishi.

/GazetaBlic Sport/