Policia e Kosovës ka gjetur fishekë, helmetë ushtarake, xhaket me emblemë të Serbisë e karikatorë në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq.
Në këtë shtëpi, pronë e një mashkulli shtetas serb, janë kapur edhe kuti metali, pjesë të antiplumbit dhe çantë ushtarake.
Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori.
“Gjatë kontrollit në një shtëpi të pa banuar –pronë e një mashkulli shtetas serb, janë gjetur dhe konfiskuar : 59 fishekë kalibri i panjohur, një kuti metali, një helmete ushtarake, një jakne me emblemë të serbisë, një futrollë për thikë, një pjesë e antiplumbit, një çantë ushtarake, dy karikatorë të AK-47, dhe një karikator tjetër me një fishek. Eshte njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar te iniciohet rasti”, njoftoi policia në raport.


