Sporti

Muniain: “Eliminuam kampionët në fuqi, mund të garojmë me këdo”

01/21/2022 11:45
nga:E K

Barcelona ka humbur dje ndaj Athletic Billbaos.

Billbao fitoi me rezultat 3-2 dhe eliminoi Barcelonën nga “Copa del Rey“.

Falë penalltisë së konvertuar në kohën shtesë, Iker Muniain lejoi Athletic Bilbao të mposht Barcelonën dhe të kualifikohet në çerekfinalet e Copa del Rey, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne kemi treguar edhe një herë se mund të konkurrojmë me këdo, që në këto ndeshje luajmë në nivelin më të lartë, me respekt dhe përkushtim maksimal. Ishte një ndeshje shumë e kompletuar, kjo garë është e mrekullueshme. Ne eliminuam kampionët në fuqi. Mundohem të ndihmoj skuadrën dhe të bëj punën time“, tha Muniain.

/GazetaBlic Sport/