AC Milan është afër arritjes së marrëveshjes për një zgjatje katërvjeçare për mbrojtësin e krahut Theo Hernandez, shkruan Calciomercato.
Hernandez ka katër gola dhe katër asistime në 20 paraqitje në Serie A këtë vit, me klubin në garë për titullin kampion, shkruan GazetaBlic Sport.
Anësori francez ka shkëlqyer me paraqitjen e tij tek skuadra italiane e sidomos fitoi zemrat e tifozëve në derbin e fundit ndaj Interit.
Zyrtarizimi pritet të vijë në ditët në vijim, teksa pas Teos, gjasat janë të mëdha që të rinovojnë edhe Benaccer dhe Rafael Leao, që janë bashkuar me Milanin në vitin 2019.

/GazetaBlic Sport/


