Sporti

Mungon vetëm firma, Elif Elmas kalon te “Demat” e RB Leipzig

12/22/2023 09:22
nga:E K

Tashmë gjithçka është zyrtare, pas 5 sezonesh, pjesë e “Bluve” të Napoli “fantazisti” maqedonas, Elif Elmas, i cili me fanellën e “gjigantëve” italianë ka arritur të fitojë trofeun e Serie A, si dhe Kupën e Italisë, do të nisë një “aventure” të re, në karrierën e tij, “aventurë”, që mund të lidhet ngushtë me një prej ekipeve më të mira në Bundesliga.

Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit prestigjioz të merkatos, Fabrizio Romano, tashmë është arritur një marrëveshjes mes dy klubeve, për kartonin e maqedonasit, me këtë të fundit, që do të transferohët më 1 janar, drejt “Demave” të RB Leipzig, për shifrën e 25 milionë euro, paketë e cila ende nuk dihet se si do të ndahët, në bazë e bonuse.

Autori i 2 golave, në 16 paraqitjet e zhvilluara deri më tani këtë sezon me fanellën e “Bluve” do të nisë një “kapitull” të ri në karrierën e tij dhe tashmë mbetet vetëm të kalohen me sukses testet mjekësore, në mënyrë që Elmas të ketë mundësinë të kalojë te Leipzig, që në merkaton e dimrit.