Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, konfirmon se mungon ky ilaç teksa thotë se do të vijë të martën.
Kurtishi ka shtuar se ky nuk është ilaçi i vetëm që mungon.
‘‘Po mungojnë plotë, plotë mungojnë’’, ka thënë ai.
“Hericeptina” apo siç njihet ndryshe me emrin Trastuzumab, është një ilaç për kancer që përdoret në fazat e hershme edhe më të vona të kancerit të gjirit. Po ashtu përdoret edhe për trajtimin e kancerit të stomakut dhe kushton rreth 1 mijë e 500 euro.
‘‘Betimi për Drejtësi’’, kishte raportuar në gusht të këtij viti se ky ilaç mungonte prej tre javësh, kurse më furnizimin e këtij ilaçi, drejtori i Onkologjisë kishte thënë se furnizimi i tij është i mjaftueshëm deri në tre mujorin e parë të vitit 2022.
Kurse, në përgjigjen e dhënë përmes telefonit ka thënë se ai furnizim ka qenë vetëm për atë periudhe pasi kanë pasur mungesë të buxhetit.
Për mungesën e ilaçit ‘‘Herceptinë’’, dhe mungesave të terapive tjera ka treguar edhe A.H i cili po e trajton nënën e tij me kancer të gjirit në Kliniken e Onkologjisë.
Në anën tjetër, kryetari i Shoqatës së Pacientëve në Kosovë, Besim Kodra kishte thënë se pacientët që blejnë vetë barëra të Listës esenciale duhet ta padisin shtetin dhe të kërkojnë kompensim.