Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, nuk ka arritur ta shqyrtojë në parim, Projektligjin për Aktet Juridike, pasi mungoi zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Redxhepi.
Zëvendëskryeministrja Rexhepi ka qenë e ftuar ta prezantojë këtë Projektligj, por që siç u tha për arsye personale, ajo nuk ka mundur të jetë prezentë.
Mungesën e saj e kritikoi deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.


