Mungesa e dëshmitari M.T, në rastin e uzurpimit të një prone në një fshat në Lipjan, ku po akuzohet A.M, është bërë shkak i shtyrjes së seanca e paraparë për të mërkurën.
Gjykatsi Avdirrahman Gashi për dëshmitarin M.T, thënë se nuk është ftuar në mënyrë të rregullt, ndërsa, dorëzuesit e postes kanë thënë se ekzistojnë tre persona më këtë emër dhe mbiemër, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Më pas, gjykatësi Gashi pas sigurimit të numrit të telefonit dhe identifikimit të të njëjtit se ku jeton, nga ana e përfaqësuesit të të dëmtuarve, avokatit Egznos Hajdari, me qëllim të sigurimit të tij për në seancë, përmes aktvendimit seancën e sotshme e shtyu.
Seanca radhës u caktua më me datë 23 nëntor 2022, me ç’rast me thirrje do të ftohet dëshmitari M.T.
Fillimisht, përfaqësuesi i të dëmtuarve Hajdari gjykatës ia dorëzoi në parashtresë në të cilën ka parashtruar kërkesën pasurore juridike në kopje të mjaftueshëm edhe për palët ndërgjyqëse.
Ndryshe, të pranishëm në këtë seancë ishin, prokuroria Hava Krasniqi, i akuzuari A.M, së bashku me mbrojtësen sipas detyrës zyrtare avokate Pajtesë Fera dhe përfaqësuesi i të dëmtuarve avokati Egzonis Hajdari.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 2 nëntor 2020, i akuzuari prej datës së pavërtetuar e deri më 1 korrik 2019, në mënyrë të kundërligjshme ka pushtuar pronën e paluajtshme, në pronësi të të dëmtuarve R. S., dhe R. Sh., në anë mënyrë që pa autorizim ka hyrë në posedim faktik të paluajtshmërisë – në sipërfaqe prej 3.33 ha, të evidentuar tek vendi i quajtur Smonica, e regjistruar në Zonën Kadastrale Marec.
Sipas aktakuzës, në të njëjtën pronë ka mbjellë pemë dhe ka ndërtuar një shtëpi dhe me ato veprime i ka penguar të dëmtuarit t’i shfrytëzojnë pronat e tyre.
Me këtë, A. M, ngarkohet se ka kryer veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 332, paragrafi 1 të Kodit Penal, ku kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vite.


