Po mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët po bëjnë pyetje për ministrat e Qeverisë Kurti, por që shumë shprej tyre nuk janë të pranishëm fare në seancë, raporton Gazeta Blic.
Deputetët patën pyetje për ministrat por që shumë prej tyre nuk i bënë, pasi ministrat nuk ishin, e disa i bënë me shpresën se do të marrin përgjigje në një seancë tjetër.
Në seancë të pranishëm ishin ministrja Arbërie Nagavci, ministrja Artane Rizvanolli, ministri Elbert Krasniqi, Rozeta Hajdari.
Pyetje deputetët patën për ministrat Donika Gërvalla, Albulena Haxhiu, Rifat Latifi, Hekuran Murati, por që thanë se do të presin që ata të jenë të pranishëm për t’ua bërë pyetjet./Gazeta Blic/


