Mungoi kundër Lens të shtunën në Ligue 1, për shkak të një dëmtimi, por Kylian Mbappe do të jetë në listën e lojtarëve të PSG, që do të udhëtojnë në Manchester të hënën.
Grupi parisien duket i njejtë me atë të së mërkurës së kaluar, përveç Idrissa Gueye, përjell GazetaBlic Sport.
Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në Francë, përfundoi me fitoren e Manchester City (1-2).
PSG do të duhet të bëjë një paraqitje shumë të shkëlqyeshme në Etihad Stadium për t’u kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve.
/GazetaBlic Sport


