Sporti

Mungesë e saktësisë në sulm, por paraqitje pozitive nga mbrojtja e Juventusit deri më tash

12/24/2021 17:38
nga:Mergim Rreci

Ndërsa Juventusi ka luftuar për të gjetur rrjetën këtë sezon, mbrojtja e tyre solide mund të bëjë diferencën në garën për vendet e Ligës së Kampionëve.

Bianconerët kanë pranuar vetëm 17 gola në 19 ndeshjet e para të sezonit, më pak se Milani i vendit të dytë dhe Atalanta e vendit të katërt, dhe trajneri Massimiliano Allegri e di mirë rëndësinë e një prapavije solide, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç theksohet nga Tuttosport, Juventus ka pësuar vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e fundit, në barazimin 1-1 në shtëpi kundër Venezias.

Portieri Wojciech Szczęsny ka realizuar një numër pritjesh për të shpëtuar rezultatin në javët e fundit dhe ai është ndihmuar nga një Matthijs de Ligt në formë, i cili ka neutralizuar një sërë sulmesh këtë sezon.

E vetmja gjë që i mungon kësaj skuadre është saktësia në vijën e sulmit, me Allegrin që aspiron një transferim të ri në këtë pozitë.

/GazetaBlic Sport/