Sporti

Mungesë e madhe për Dritën, Rron Broja nuk do të paraqitet nesër ndaj Differdange

07/07/2025 16:25
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës nesër ballafaqohet me Differdange 03, ekipin kampion nga Luksemburgu.

Drita FC dhe Differdange 03 do të luajnë nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e super mesfushorit, Rron Broja, pasi mesfushori është i suspenduar.

Broja ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e vitit të kaluar ndaj Legias, andaj nuk do të ketë të drejtë paraqitje për duelin e nesërm.

Megjithatë, Broja do jetë gati dhe në gjendje të luajë në ndeshjen e kthimit pas një jave në Luksemburg.

/GazetaBlic Sport