Mëngjesi i sotëm ka gjetur Mitrovicën pa ujë të pijshëm.
E Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se mungesa e ujit të pijshëm ka ardhur si pasojë e punimeve të zhvilluara në kanalin e Ibër Lepencit.
Sipas KRU “Mitrovica”, punimet janë zhvilluar gjatë natës, ku tashmë janë tejkaluar pas punës së palodhshme të stafit.
Po ashtu, njoftohet se uji do të rikthehet për furnizim prej orës 12:00.
“Mungesa e ujit të pijes ka ardhur si pasojë e punimeve të zhvilluara në kanalin e Ibër Lepencit të cilat kanë ndodhur gjatë natës dhe të cilat tashmë janë tejkaluar falë punës së palodhshme të stafit të tyre dhe jo vetëm. Tani jemi në pregatitje të rikthimit të furnizimit dhe sipas parashikimeve tona presim që trajtimi i ujit të filloj prej orës 12:00”, thuhet në njoftim.