Sporti

Mungesa e tre kapitenëve, Allegri zbulon kush do ta mbajë shiritin ndaj Cagliarit

11/10/2023 19:00
nga:Mergim Rreci

Këtë të shtunë në orën 18:00 Juventus do të përballet me Cagliarin, në kuadër të javës së 12-të të Serie A, sfida e fundit para pushimit të ndeshjeve të kombëtareve.

Në mungesë të Danilos, Alex Sandro dhe Rabiot, trajneri i “bardhezinjve”, kapiten i skuadrës do të jetë, Manuel Locatelli, përcjell GazetaBlic Sport.

“Sa u përket lojtarëve të rinj, ne do ta shohim me kalimin e kohës… Trajneri nuk e vendos liderin, por lideri e tregon vetë veten. Kapiten nesër do të jetë Locatelli, ne do t’i japim një bonus të mirë, pra besimin për të qenë kapiten”-theksoi Allegri.

/GazetaBlic Sport/