Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar takimin e mbajtur sot nga Ambasada amerikane për çështjen e Asociacionit.
Jashari tha se ky takim ka ardhur si pjesë e insistimit për të lëvizur përpara me procesin e dialogut dhe arritjen e marrveshjes Kosovë-Serbi.
“Takimi i organizuar nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, vjen si pjesë e një insistimi për të quar përpara procesin e dialogut dhe arritjen e një marrveshje mes Kosovës dhe Serbisë, me theks prezentimin dhe marrjen e mendimeve nga akterë të ndryshëm për draftin e statutit të prezentuar dje në Prishtinë”
Tutje Jashari ka dhënë edhe disa arsye të tjera pse është mbajtur një takim i tillë.
“Është një diskutim publik për një temë me interes qytetarë, pasi ka munguar një transparencë rreth këtij procesi nga qeveria e Kosovës. Duket se partnerët ndërkombëtar po plotësojnë një vakum në infomarcione rreth procesit duke kryer vetë një takim të tillë. Dihet se vendimmarrja është në qeveri dhe kuvend sipas kushetutës por informimin e palëve duan ta bëjnë për të shperndarë të vertëtën e tyre dhe jo vetëm të vërtetën e qeverisë e cila ka hezituar edhe të flas për këtë temë” tha Jashari për “Gazeta Blic”
Takim normal e ka cilësuar tryezën e mbajtur sot nga Ambasada Amerikane analisti Gazmir Raci.
Raci tha për “Gazeta Blic” se një takim i tillë është mbajtur për të diskutuar për mundësitë e arritjes së marrveshjes për Asociacionin por edhe për dallimet që mund të jenë ndërmjet palëve.
“Unë konstatoj se ka qenë takim normal për të diskutuar për mundësitë e arritjes së marrveshjes për Asociacionin por edhe për dallimet që mund të jenë ndërmjet palëve. Me sa kuptova Qeveria e Kosovës është përfaqësuar nga zëvendëskryeministrja Gërvalla, Emilia Rexhepi dhe tre ministra. Mendoj se Qeveria e Kosovës është prezantuar denjësisht në ketë takim, ka patur edhe të opozitës dhe komunitetit serb. Kështu që është diskutim normal që Ambasada ameriakne për tema të caktuara me interes të përgjithshëm realizon tryeza ku deshiron me i pa botkuptimet e secilës palë” deklaroi Raci për “Gazeta Blic”.
Pas takimit të mbajtur në Ambasadën amerikane është deklaruar ambasadori Jeff Hovenier.
Hovenier tha se është mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre.
“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore @USEmbPrishtina për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të Dialogut”, thuhet në postimin e tij raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/


