Dje, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025, i cili kap vlerën e 3.6 miliardë eurove.
E, partitë opozitare nuk morën pjesë në votim.
Por, në lidhje me këtë çështje, Ministri i Financave, Hekuran Murati ka akuzuar opozitën për mosbesim në mundësinë e marrjes së pushtetit pas datës 9 shkurt 2024, shkruan GazetaBlic.
Sipas tij, opozita e ka dëshmuar këtë mosbesim duke e bojkotuar seancën e fundit për miratimin e buxhetit.
Murati kujtoi se në fund të vitit 2020, kur Qeveria Hoti e përbërë nga opozita e sotme dhe e shpallur e paligjshme, kishte sjellë në Kuvend Ligjin e Buxhetit për vititn 2021, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pati vendosur ta votonte buxhetin e përgatitur nga qeveria në ikje.
“Tani, po ta besonte opozita aktuale njëmend se do të vijnë në pushtet, ashtu siç pretendojnë nëpër studio televizive, patjetër se dje do duhej që edhe ata ta votonin ligjin e buxhetit, njësoj sikurse e patëm bërë ne në vitin 2020”, shtoi ai.
Ai gjithashtu kritikoi qëndrimin e opozitës, duke thesuar se “nuk do t’u vije rasti për ta menaxhuar buxhetin”.
Reagimi i plotë: