Lajme

Mungesa e kushteve të sigurisë, një subjekti i ndërpritet puna nga inspektorati

12/04/2025 20:35
nga:N K

Inspektorati i Punës ka njoftuar se ka ndërprerë përkohësisht punimet në një subjekt në rajonin e Pejës për shkak të mungesë së kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas inspektoratit subjekti afarist është detyruar të zbatojë të gjitha rekomandimet e Inspektoratit para rifillimit të punës.

“Gjatë monitorimit intensiv dhe inspektimit të kryer sot nga inspektorët tanë, është konstatuar se në subjektin përkatës nuk janë ndërmarrë masat e detyrueshme të sigurisë dhe shëndetit në punë, të parapara me legjislacionin në fuqi. Është nxjerrë vendim për ndalim të punimeve deri në ndërmarrjen e të gjitha masave të sigurisë;Në vendin e ngjarjes është vendosur shirit i sigurisë dhe ndalimeve;Subjekti është i detyruar të zbatojë të gjitha rekomandimet e Inspektoratit para rifillimit të punës”, thuhet në njoftim.

Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në garantimin e kushteve të sigurta dhe të shëndetshme për të gjithë punëtorët dhe do të vazhdojë me inspektime të rregullta e të jashtëzakonshme, sipas nevojës.