Sporti

Mungesa e gjatë e Agueros, ja zëvendësuesit e tij të mundshëm tek Barcelona

11/04/2021 08:56
nga:Mergim Rreci

Situata rreth Agueros, i cili do të jetë jashtë për të paktën tre muaj pasi është ndjerë jo rehat gjatë ndeshjes kundër Alavés, të shtunën e kaluar, do ta detyrojë Barcelonën të përforcojë sulmin e saj në rihapjen e merkatos në janar.

Sipas gazetës As, objektivi numër një i zyrtarëve të Blaugranas është Dani Olmo, një spanjoll që luan për RB Leipzig, klub me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024, përcjell GazetaBlic Sport.

Një tjetër emër në tavolinë do të jetë anglezi Raheem Sterling, i cili kohët e fundit është lidhur me interesimin e Barcelonës, jo vetëm për shkak se po humbet terren te Manchester City.

Do të jetë siç duket një zgjedhje mes këtyre dy futbollistëve, por që mund të ketë edhe emra të rinj në këtë mes.

/GazetaBlic Sport/