Lajme

Mungesa e energjisë elektrike shtyn pothuajse të gjitha seancat e së hënës në Pallatin e Drejtësisë

10/03/2022 14:16
nga:G B

Si rezultat i mungesës së energjisë elektrike, janë shtyrë pothuajse të gjitha seancat gjyqësore të parapara për të hënën në Pallatin e Drejtësisë.

E kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishitnë, Mirlinda Gashi ka thënë se nuk ka një numër të saktë të seancave që janë shtyrë.

Mirëpo, ajo tha se këtë shqetësim do ta adresojnë tek administratori i Gjykatës Themelore.

Ndryshe, Pallati i Drejtësisë ka qenë pa energji elektrike që nga ora 11:00 e mëngjesit.

Në anën tjetër, gjeneratori i Pallatit nuk po funksionon dhe po shkakton ndotje të ajrit nga tymi që e liron.