Sporti

Mungesa e Aro Muric, Foda ende nuk e ka vendosur se kush do të startojë në portë

11/10/2025 12:30
nga:G B

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u paraqit sot në konferencën e parë për media para dy ndeshjeve të fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Foda u pyet edhe për mungesën e portierit Aro Muric në ndeshjen ndaj Sllovenisë, shkaku i kartonëve.

Ai ende nuk është përcaktuar se cili do të jetë gardiani i portës së Kosovës.

“Aro Muric ka pasur paraqitje fantastike dhe do të jetë mungesë e madhe. Në ditët në vijim do të vendosim se cili nga portierët do ta zëvendësojë Aro Muric në portë ndaj Sllovenisë”, tha Foda.