Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ishte i ftuar në emisionin Politiko të Kanal 10, ku edhe foli rreth zgjedhjeve të reja.
Gjini teksa komentoi sondazhin e UBO-së se cila parti politike është duke prirur, tha mundet të ketë gjithmonë befasi.
“E gjithë koha prej tash deri në ditë e zgjedhjeve është kohë dinamike, jo statike dhe sondazhet janë snapshoots pra fotografi e momentit, munden me ndryshu”, deklaroi Gjini.
“Vota është pronë e njerëzve, ata kanë me votu qysh të mendojnë vet, e jona është me bind sa më shumë njerëz me votu Aleancën, besoj se i kemi të gjitha elementet e duhura për një gjë të tillë”, shtoi ai mes tjerash.