Lajme

Mundësia për një koalicion VV-PDK? Flet Eman Rrahmani: I përgjigjet opozitës dhe për kërkesën për dorëheqjen e Kurtit

05/22/2024 19:34
nga:G B

Opozita po kërkon dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe më pas shpërbërjen e Kuvendit e vendosjen e datës së zgjedhjeve.

Por, gatishmëri për dorëheqje nuk ka nga kryeministri Kurti.

Lidhur me këtë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se opozita kërkon çdoherë dorëheqjen e Kurtit dhe është në të drejtën e tyre, por që s’ka pasur iniciativë për këtë.

“Opozita ka kërkuar çdoherë dorëheqjen e Kryeministrit, dhe si subjekte opozitare është në të drejtën e tyre të kërkojnë një gjë të tillë, deri tani nuk ka pasur një iniciative të tillë dhe nuk pres që do të këtë në të ardhmen”, thotë ai.

Rrahmani nuk sheh si mundësi për të shkuar në zgjedhje ndonjë mënyrë tjetër, derisa thotë se s’ka asgjë konkrete për shpërbërje të Kuvendit, përpos kërkesës së PDK-së.

“Qytetarët kanë votuar për një qeverisje 4 vjeçare, deri sot nuk kam dëgjuar që ka diçka konkrete për mundësi të shpërndarjes së Kuvendit përveç kërkesës së PDK-së për një gjë të tillë. Nëse ka rrethana dhe dakordim të plotë që për interesa të Kosovës të ketë zgjedhje të reja, besoj që liderët partiak së bashku me Presidenten mund të dakordohen për një gjë të tillë”, thekson deputeti për Gazeta Blic.

E, sa ka mundësi për të pasur një koalicion VV-PDK?

“Këtë pyetje besoj duhet t’u drejtoni subjekteve politike”, deklaron deputeti i VV-së, Eman Rrahmani./Gazeta Blic/

AAK-ja s’e mbështet shpërndarjen e Kuvendit, kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e Kurtit